Tuesday, September 21, 2021

Casemiro bën faul edhe në gjyqtarin, momenti qesharak i ndeshjes Betis-Real Madrid

Futbollisti brazilian i Real Madridit, Casemiro njihet për si lojtar i ashpër në fushë.

Ai në çdo ndeshje bën faula të shumtë tek kundërshtarët, transemton Indeksonline.

Mbrëmë në ndeshjen kundër Betisit, Casemiro bëri ndërhyrje edhe ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

Derisa po tentonte të rifitonte topin, braziliani ndërhyri gabimisht në gjyqtarin. Ky i fundit e mori me sportivitet këtë ndërhyrje të Casemiros.

Real Madridi në këtë ndeshje arriti të fitoi me rezultat 0:1, me golin e Dani Carvajal.