Monday, September 20, 2021

Daja i Adem Jasharit zyrtarisht prezantohet nga Bekim Jashari si kandidat për asamble të Skenderajt

Daja dhe bashkëluftëtari i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ish ushtari i ditëve të para të UÇK-së, Rrustem Geci, është kandidati me numër 10 në Listën e Pavarur Bekim Jashari, për Kuvend Komunal të Skenderajt.

Rrustem Geci ka përfunduar fakultetin e ekonomisë, ai ka qenë komandant batalioni i brigadës 112 “Arben Haliti”, deri në përfundim të luftës kurse pas përfundimit të luftës ka qenë pjesë e TMK-së dhe FSK-së, duke kontribuar çdo herë për qytetarët dhe vendin tonë.

Rrustem Gecin nga Llausha e njohim të gjithë si një burrë i vendosur, guximtar, atdhetar, i afërt me të gjithë dhe i gatshëm për të kontribuar edhe sot në ndërtimin e vendit.

Në zgjedhjet e 17 tetorit ai kërkon besimin e qytetarëve të Skenderajt, për t’i përfaqësuar ata denjësisht në Kuvendin Komunal të Skenderaj.