Monday, September 20, 2021

Depay rikthen Barcelonën te fitorja në kampionat

Barcelona ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Getafes.

Skuadra katalunase fitoi me rezultat të ngushtë 2 – 1.

Pas vetëm dy minutave lojë, Jordi Alba asistoi për Sergi Roberton që kaloi Barcelonën në epërsi (2′).

Getafe u rikthye në lojë përmes Ramirez që e konkretizoi një superaksion të mysafirëve (19′).

Por, Barcelona u rikthye shpejtë në lojë, duke shënuar përmes Memphis Depay që pranoi një top nga Frenkie de Jong dhe nga një pozitë e vështirë ia doli të realizojë (30′).

Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizonte.

Me këtë fitore, Barcelona renditët e katërta me shtatë pikë, derisa Getafe në vendin e 18-të pa pikë.