Tuesday, September 21, 2021

Dita e Messit

Në Francë po bëhet gati për të debutuar zyrtarisht me Paris SG edhe Lionel Mesi, i cili është grumbulluar për herë të parë nga trajneri Mauricio Pochettino. Sfida e radhës për ekipin parizien do të jetë larg kryeqytetit, me Stade de Reims, kundërshtar të cilin Paris SG e ka mposhtur ne tre përballjet e fundit, me golaverazhin e përgjithshëm 9-0. Dominuesit e futbollit francez pritet të rreshtojnë për herë të parë në fushën e blertë treshen fantastike Messi – Neymar – Mbappe, por ndoshta kjo mund të jetë gjithashtu edhe hera e vetme që bëhen bashkë këta tre lojtarë, kuptohet gjithmonë nëse ylli francez ia del të transferohet javën tjetër, për te Reali i Madridit.

Pavaërsisht zgjedhjeve pa fund që ka Pochettino në dispozicion, miqtë përsëri do të kenë mungesa të shumta, ndërsa te vendasit nuk do të jetë futbollisti i përfaqësueses dardane Arbër Zeneli. Takimi Reims – PSG do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin “Auguste – Delaune” dhe do të drejtohet nga kryesori Letexier.