Monday, September 20, 2021

Janë rikthyer bashkë? Si qëndron raporti mes Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West po mendojnë seriozisht të ribashkohen, duke tërhequr kërkesën për divorc. Duket se ata kanë një arsye për të qenë sërish bashkë, përveç mirëqenies së katër fëmijëve të tyre. Thashethemet për një ribashkim nisën kur Kim doli në shfaqjen e albumit të reperit në Çikago me fustan nusërie.

Burime pranë çiftit të famshëm kanë pohuar për gazetën britanike The Sun se ata po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre. Gjithashtu ata pohuan se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti.

Prindërit e famshëm thuhet se duan të bëjnë atë që është më e mira për katër fëmijët dhe të zgjidhin problemet mes tyre. Megjithatë burime të tjera janë shprehur se reperi iu ka thënë miqve se është rikthyer me Kim por askush nuk beson se është e vërtetë.

Kim Kardashian West and Kanye Are Expecting a Baby Boy | Vogue

Një burim tha për Page Six: “Kanye u ka thënë reporterëve se ai dhe Kim janë përsëri bashkë por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Historia e vërtetë është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe ai po bën një shfaqje të madhe për të tërhequr vëmendjen e mediave.”

Kim Kardashian and Kanye West's Christmas Eve Party: How Much Did It Cost? | PEOPLE.com

Duke folur për raportin me Kim, burimi tha:”Ata nuk po kthehen së bashku. E vetmja gjë që ata kanë ende të përbashkët është dashuria për shtypin. Dhe sigurisht ajo do ta ndihmojë akoma të fitojë para sepse paratë shkojnë për fëmijët e tyre. Është e dobishme për të dy.”