Tuesday, September 21, 2021

Lushtaku bën ankesë në Supreme, e krahason pushtetin e Kurtit me të Millosheviqit

Ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidimi për kryetar të Skenderajt.

Kjo për shkak se Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” ish nënkryetarit të PDK-së.

Në anën tjetër, edhe PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e tij.

I kontaktuar nga “Indeksonline”, Lushtaku ka bërë me dije se ka bërë një ankesë edhe në Gjykatën Supreme.

“Unë kam bërë ankesë në Gjykatën Supreme. Me thënë të drejtën më së paku pres drejtësi në këtë vend. Qëllimi është me penalziu PDK-në, sepse mua s’kanë çka mëm ba. Edhe Serbia më ka dënuar më 20 vite, ky është pushtet i njëjtë si i Millosheviqit si i Albin Kurtit”, ka thënë Lushtaku.

Kujtojmë se PDK e ka zëvëndësuar Lushtakun me deputetin Fadil Nura për kryetar të Skenderajt, i cili më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune