Monday, September 20, 2021

Wolfsburg mposht Leipzig dhe kryeson me pikë të plota!

Wolfsburg është surpriza më e bukur e 3 javëve të para të Bundesligas. Vendi i 3-të i sezonit të kaluar dhe kualifikimi në Champions League nuk ishin një rastësi madje as ndryshimi në stol nuk ka ndalur hovin e ujqërve që për 2 javë do ta kryesojnë të vetëm kampionatin gjerman pasi janë e vetmja skuadër që kanë marrë pikë të plota në tre raundet e para. Wolfsburg triumoi minimalisht në supersfidën ndaj Leipzig me rezultatin 1-0 duke i shkaktuar humbjen e dytë sezonale skuadrës nga Gjermania Lindore që nuk i ka bërë një nisje aspak të mirë kampionatit. Ndeshja u vendos nga një gol i mesfushorit francez Roussillon që i dha tre pikët skuadrës së Mark Van Bommel.