Tuesday, September 21, 2021

Zbulohen lloje të reja të balenave të lashta me katër këmbë

Shkencëtarët në Egjipt kanë identifikuar një specie të re të balenës me katër këmbë që jetonte rreth 43 milionë vjet më parë.

Fosili i amfibit “Phiomicetus anubis” u zbulua fillimisht në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit.

Kafka e saj ngjan me atë të Anubis, perëndia e lashtë egjiptiane me kokë çakalli të të vdekurve, sipas së cilës u emërua.

Paraardhësit e balenave moderne u krijuan nga gjitarë të ngjashëm me dre, të cilët jetuan në tokë gjatë 10 milionë vjetëve.

Me peshë prej 600 kilogramësh dhe gjatësi prej tri metrash, Phiomicetus anubis ka nofulla të fuqishme sa për të zënë prenë e saj, sipas studimit të publikuar nga Proceedings of the Royal Society B. Balena ishte në gjendje të ecte në tokë dhe të notonte në ujë.

Balenat e para mendohet se kanë evoluar për herë të parë në Azinë Jugore rreth 50 milionë vjet më parë.