Tuesday, September 21, 2021

50 milionë euro operacion, detajet e ofertës bardhezi për Mauro Icardin

Mauro Icardi është objektivi i Juventusit për sulmin, pas rikthimit të Moise Kean nga Everton. Bardhezinjtë kanë bërë edhe një ofertë për sulmuesin argjentinas.

Klubi nga Torino i ka propozuar francezëve të njëjtën formulë që përdori me Atletico Madrid për Alvaro Morata.

Juventusi po tenton ta huazojë Icardin për dy vite dhe në arkat e PSG do të shkojnë 20 milion euro, nga 10 milion për çdo sezon.

Në marrëveshje propozohet një kluazolë që e detyron Juventusin ta blejë Icardin në vitin e tretë për 25/30 milion euro. Tashmë pritet përgjigja e PSG.