Monday, September 20, 2021

Dj shqiptar në një bashkëpunim me reperin e njohur amerikan?

Sukseset për DJ Regard nuk kanë të ndalur. Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu ka arritur të depërtojë në tregun ndërkombëtar. “Ride it” dhe “Secrets” janë dy këngët që i hapën artistit nga Ferizaj dyert drejt arritjes së tij të madhe.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai ka shtuar dyshimet se mund të bashkëpunojë me reperin e njohur Tyga. Në foton ku shihet krah tij, ai ka shkruar: “Çfarë po ndodh?” Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme duke lënë gjithçka surprizë.