Tuesday, September 21, 2021

James Rodriguez goditja e fundit, Milani lëviz në prapaskenë

Milani po tenton të bëjë edhe një ose dy zyrtarizime të tjera. Bakayoko është një operacion i mbyllur dhe pritet vetëm njoftimi, ndërkohë që ESPN raporton se ka marrëveshje me Everton për James Rodriguez.

Kolumbiani ka edhe një vit kontratë me klubin e Premier League, që është pajtuar me Milanin ta lërë mesfushorin me tipare sulmuesi të largohet me parametra zero.

Tashmë duhet gjetur gjuha e përbashkët me vetë futbollistin, i cili dëshiron një rol protagonisti në skuadër. Milani nga ana tjetër do tentojë të ulë sa më shumë pagën.