Tuesday, September 21, 2021

Kanye hedh akuza ndaj kompanisë muzikore një ditë pas publikimit të albumit

Kanye West ka hedhur akuza ndaj kompanisë muzikore Universal Music Group për publikimin e albumit pa miratimin e tij. Reperi pretendoi gjithashtu dhe Universal kishte bllokuar një këngë me DaBaby dhe Marilyn Manson që të mos përfshiheshin në album.

“Universal e nxori albumin pa miratimin tim dhe ata bllokuan që Jail 2 të mos ishte në album,”, shkroi reperi. Kompania në fjalë ende nuk ka reaguar. Albumi, i 10-ti i lëshuar nga reperi, mori këtë emër në nder të nënës së ndjerë që vdiq në 2007.

Përmban 27 këngë, mes së cilave duete me The Weeknd, Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi, Jay Electronica dhe Young Thug.