Monday, September 20, 2021

Këngëtarja shqiptare bëhet imazh i markës “Fenty Beauty” të Rihannas

Diona Fona është një nga këngëtaret më të reja të skenës shqiptare, por edhe më të suksesshme. Ajo krahas hiteve që ka lancuar, është komentuar edhe për pamjen e jashtme, veçanërisht linjat perfekte.

Së fundmi, duket se ka arritur një sukses të vërtetë jashtë muzikës. Diona është bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’, linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.

Pas kontaktimit nga kompania e Robyn Rihanna Fenty, këngëtarja shqiptare u shfaq imazh i saj në faqet zyrtare dhe në rrjete sociale.

Të njëjtit kanë ndarë një fotografi të Dionës në Instagramin e tyre, për makijazhin e së cilës u përkujdes grimerja Dafina Neziri.

Theksojmë që faqja zyrtare e ‘Fenty Beauty’ vetëm në Instagram numëron 10.8 milion ndjekës.