Monday, September 20, 2021

Ky është ‘muzeu nënujor’ në Qipro, magjia e 93 skulpturave në fundin e detit

Artisti që krijoi parkun e parë skulpturor nënujor në botë sapo zbuloi projektin e tij të fundit, një pyll spektakolar në brigjet e plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro. 

Muzeu i Skulpturës Nënujore në Qipro (Musan), i cili kushtoi 1 milion euro për t’u realizuar, përbëhet nga 93 skulptura të realizuara nga  Jason deCaires Taylor.LEXO EDHE:FOTO/ Lopët e plagosura në Zvicër mbahen me helikopter nga Alpet

Bëhet fjalë për 93 skulptura, që mund të vizitohen edhe nga palombarë amatorë. Materialet e përdorura janë të qëndrueshme dhe nuk përmbajnë elemente toksike. 

Skulpturat nxisin rritjen e koraleve dhe do të shërbejnë si shtëpi për krijesat e detit.

Disa nga skulpturat përfshijnë pemë të mëdha që peshojnë deri në 13 tonë, si dhe fëmijë. 

Taylor iu deshën 2 deri në 3 vite për  realizuar projektin e tij, i cili duhej të hapet vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

“Muzeu nënujor do të jetë një përvojë e gjallë vizuale dhe ekologjike, me veprat e artit që ndërveprojnë me natyrën dhe evoluojnë me kalimin e kohës,” tha Marina Argyrou, drejtoreshë e Departamentit të Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.