Tuesday, September 21, 2021

LDK në Skenderaj kandidon për asamblist ish ushtarin e UÇK’së

Njëri prej anëtarëve të parë të degës LDK’së në Skenderaj, dhe ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enver Demiri, është kandidati me numër 07 në listën e LDK-së për Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Përveç aktivitetit të tij politik e patriotik, Enveri është i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Që nga vitet e para të themelimit të LDK’së, Enveri është aktiviste dhe përmes debateve të ndryshme, ai ka kontribuar në zhvillimin e ideve brenda anëtarësisë së LDK-së në Skënderaj.

Enveri si Asamblisti i ardhshme i LDK-së i përfaqëson pamëdyshje vlerat e LDK-së, dhe interesin publik të qyetatrëve.