Tuesday, September 21, 2021

Mustafi sërish në Serie A, bashkohet me dy shqiptarë të tjerë

Shkodran Mustafi rikthehet në Serie A. Mbrojtësi shqiptar, kampion bote me Gjermaninë, ka arritur marrëveshjen parimisht me Torinon.

Mbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër. Te Torino Mustafi gjen edhe dy shqiptarë të tjerë.

Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda janë pjesë e klubit italian. Sa i takon të shkuarës së Mustafit, ai ka luajtur dy vite me Sampdorian, para se të transferohej te Valencia.