Tuesday, September 21, 2021

Një i ri gjendet i vdekur afër Drenasit

Policia ka njoftuar se të dielën në mengjes kanë pranuar informatën nga një person se afër Drenasit është gjetur një person i vdekur, shkruan drenicaonline.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të vdekur vëllain e tij, i moshës së re. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./DrenicaOnline