Monday, September 20, 2021

Pas albumit të Dafina Zeqirit fshihet një gjest mjaft human

Dafina Zeqiri pritet të sjellë së shpejti albumin më të ri me titull “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka zbuluar çdo detaj nga albumi që i dedikohet nënës së saj, pjesë e të cilit janë mjaft emra të njohur të muzikës. Ditën e sotme, ajo ka treguar se të ardhurat nga shitja e albumit do të shkojnë për bamirësi.

Sot si përfaqësues i Moneyz Music, menaxheri @Pëllumbc me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit ‘Dafinë Moj’ do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.

Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme.”, shkruan Dafina.