Monday, September 20, 2021

Sabitzer zyrtarisht i Bayern Munich, prezantohet me video të veçantë

Marcel Sabitzer zyrtarisht është pjesë e Bayern Munich deri më 30 qershor 2025. Bavarezët kanë nënshkruar me mesfushorin, pasi më parë arritën marrëveshjen me Leipzig që e kishte nën kontratë edhe për një vit.

Dëshira e mesfushorit ishte vendimtare në këto tratativa. Leipzig kërkonte rreth 20 milion euro në fillim për ta shitur Sabitzer.

Bayern ka arritur ta marrë për rreth 15 milion euro, ndërkohë që e ka zyrtarizuar mesfushorin përmes një video mjaft interesante.