Monday, September 20, 2021

Atletico Madrid rikthehet në tratativa, projektohet shkëmbimi i bujshëm me Barçën

Një lajm shumë i bujshëm vjen në këtë fund merkatoje në aksin Barcelonë-Atletico Madrid. Antoine Griezmann, i përfolur edhe më parë për kthimin në “Wanda Metropolitano”.

Vetë Atletico Madrid ka hyrë në negociata me Barcelonën dhe po diskuton një këmbim me Joao Felix. Vetë sulmuesi nuk u ambientua asnjëherë në Madrid dhe kur ka mësuar interesin e Barcelonës ka kërkuar menjëherë largimin.

Griezmann dhe Joao Felix
Në këto kushte Atletico Madrid është e detyruar të negociojë një shkëmbim mes dy yjeve në këto ditë të fundit të merkatos. Vetë Griezmann në tratativat e javëve më parë e ka kërkuar largimin, por nuk ka në plan të ulë pagën.