Tuesday, October 26, 2021

Henry shpjegon pse nuk është i bindur te Arsenali nën urdhërat e Artetas

Thierry Henry ka vënë në dyshim nëse Arsenali  po shkon “në  drejtimin e duhur” nën drejtimin e Mikel Artetas pas barazimit të tyre 0-0 kundër Brighton.

Pas fillimit të sezonit me tre humbje radhazi në Premier League, Arsenali aktulisht është në një seri prej 4 ndeshjes pa humbje, një seri i cila përfshin edhe atë fitore të madhe 3-1 ndaj Tottenham.

Por në ndeshjen e tyre te fundit në “Amex”, “topçinjtë” vuajtën në të gjithë ndeshjen me Artetën që pranoi se skuadra e tij ishte me fat që mori një pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, legjennda  Henry ka pranuar se nuk është i bindur nga rezultatet e fundit t ëish-klubit të tij dhe ka vënë në dyshim nësë ata po përparojnë me Artetan në stol.

“Nuk e di nëse gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Kam parë ndeshjen ndaj Brighton. E shikove?,”  tha Henry fillimisht për Sport 21.

“Ne pamë që mposhtëm Norëich, Burnley dhe Tottenham në shtëpi, sepse në gjithmonë e mposhtim atë në shtëpi. Isha i lumtur kur triumfuam ndaj “spurs”, dhe kishim një ecuri të mirë, por po prisja të shihja një ndeshje në transfertë, kundër një ekipi të kalueshëm. Dhe, përkundrazi, në vuajtëm. Atë që duhet të bënte Arsenali, e bëri Brighton,” shton më pas Henry.