Tuesday, October 26, 2021

Pasuesi i Bernard Challandes, ja opsionet e mundshme

Vetëm pak ora pas shkarkimit të trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes, fillojnë aludimet se kush mund të jetë pasuesi i tij për të drejtuar “Dardanët”.

Sipas mediave kosovare, janë 3 opsione të mudnshme që mund të zbarkojnë në kosovë për të drejtuar ekipin kombëtar.

Emri më i përfolur është ai i gjermani Felix Magath. Interesante është se trajneri 68-vjeçar është i pencionuar nga drejtimi i skuadrave, por mund të rikthehet të drejtojë kombëtaren e Kosovës, nëse kundrejt tij është një ofertë e pranueshme.

Një opsion tjetër janë trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian Roberto Carlos.

Kujtojmë se kosova është aktualisht e pozicionuar në vendin e fundit në grupin B me 4 pikë të grumbulluara.