Tuesday, October 26, 2021

Barça dhe Milani udhëheqin garën për Lingardin

Jesse Lingardi është një tjetër lojtar i njohur që në qershor të vitit të ardhshë do të jetë i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Tash për tash Lingard nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”, pasi ka kërkuar garanci se do të luajë më shumë. Kjo ka bërë që për shërbimet e anglezit të shfaqin interesim disa klube evropiane.

Sipas “Daily Mailit”, Barcelona dhe Milani janë duke e udhëhequr garën për Lingardin. Vlera e tij në treg është 22 milionë euro.

28-vjeçari është rritur te Manchester Unitedi. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i huazuar të disa skuadra. Këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje me Unitedin.