Tuesday, October 26, 2021

Edhe pse në vlugun e fushatës, Jashari nuk i harron dëshmoret

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqeruar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, në 23 vjetorin e rënies heroike kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Zymer Goxhuli, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Para familjarëve e të pranishmëve të tjerë, Jashari ngriti lartë kontributin e pashembullt të dëshmorëve dhe martirëve për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë.

May be an image of 4 people, people standing, monument and outdoors