Tuesday, October 26, 2021

Ia mësyenë Aeroportit të Prishtinës me dokumente të falsifikuar

Një shtetas i Shqipërisë, dje ka tentuar që të udhëtojë me dokumente të falsifikuara nga Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Pas marrjes së këtij informacioni Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin. Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, 13.10.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin  e Policisë.