5:34 / 3 February 2021
Në 31 vjetorin e rënies, janë kujtuar Sahit Shala, Shani e Enver Morina, të cilët u vranë nga regjimi serb në demonstratën e 1990-tës në Drenas.
Përveç këtyre, në këtë protestë ishin plagosur edhe dhjetëra të tjerë.
Pjesëmarrësit kujtojnë se e gjithë kjo kishte nisur në shenjë pakënaqësie dhe për të kërkuar liri, ndërkaq edhe përkrahja e qytetarëve nuk kishte munguar.
Sipas Vehbi Jasharit, të plagosurit është dashur që të kërkojnë ndihmë edhe në oda e shtëpi private.
Ndërkaq familjarët e viktimave thonë se në këto ditë të shënuara janë pak njerëz që i kujtojnë e nderojnë tre të rënët.