Thursday, January 20, 2022

55 persona pozitiv dhe 331 të shëruar nga COVID-19

 Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3134 testime, ndërkaq 55 persona kanë rezultuar pozitiv, 331 janë të shëruar dhe 2 raste të vdekjes, bën të ditur IKSHPK në raportin e tyre.

   Ky është raporti i plotë nga IKSHPK.

331 TË SHËRUAR DHE 55 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.134 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!