Lajme

850 euro ilaçi që trajton Covid-19, qytetarët detyrohen ta kenë vetë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:52 / 23 March 2021

Ticilizumab është një lloj i ilaqeve për sëmundje rëumatike, mirëpo rasteve të fundit të cilat janë në gjendje të rëndë nga Covid-19, po gjenë përdorim edhe tek ta. Mirëpo siptalet ende nuk janë të pajisura me këtë medicament e çmimi i saj qytetarëve të vendit po u kushton 850 euro.

Infektologia Albina Ponosheci-Biçaku, tha se ilaçi përdoret për sëmundje reumatike por që në vende të ndryshme po përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Ticilizumabi jepet te pacientët e hospitalizuar me gjendje mesatarisht të rëndë ose të rëndë të cilët kanë nevojë për oksigjen dhe kanë ndryshime në radiografi të mushkërive ose imazheri të mushkërive”.

RTV Dukagjini ka mësuar se çmimi I këtij ilaçi është 850 euro, pasi spitalet nuk janë të furnizuara me të.

Mirëpo branatorja qendreore ka pohuar se nga e hëna klinikat qe trajtojnë rastet me Covid-19, janë pajisur me këtë product.

“Klinikat e COVID-19 janë furnizuar me këtë produkt gjatë ditës së sotme (hënë). Produkti është i dedikuar vetëm për pacientët e hospitalizuar”, thuhet në përgjigjen e tyre