Saturday, November 27, 2021

Ermira ndan momentin e ëmbël të Gold AG dhe Guerilit

Ermira ka ndarë pamje të djalit dhe Gold Ag në rrjete sociale.

Ermira Shkodra Agushi është tashmë një emër shumë i njohur për publikun shqiptar.

Ajo është bashkëshortja e reperit të njohur kosovar, Gold AG, të cilët së fundmi u bënë prindër për herë të parë.

Disa javë më parë ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Gueril.

Ermira zgjodhi që në llogarinë zyrtare të Instagramit të publikonte një foto në të cilën shihet Gold AG që mban Guerilin në krah.