Saturday, November 27, 2021

PDK ua qan hallin aktivisteve të ndershëm të Vetëvendosjes

Gjatë ditës së sotme u raportua nga mediet se motra e Liburn Aliut është bërë anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, raporton syri.net.

Për këtë pati reagime të shumta, e së fundmi reagoi edhe sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cili në një postim në facebook tha se këta janë duke u tallur me qytetarët e vendit.

Gjoshi përqesh deklaraten e Liburn Aliut, i cili është deklaruar që nuk e din se ka hyrë në punë motra e tij.