Saturday, November 27, 2021

U vdiqën burrat, motrat që thyen tabutë në Drenas

Një jetë të tërë kanë që i nisin mëngjeset bashkë. Një kohë në shtëpinë e prindërve, e më pas në shtëpinë ku u martuan për dy vëllezër.

Bashkë ishin edhe kur jeta nuk u tregua e mirë me to.

Janë këto dy motrat, Mehdije e Mihrije Elezi, të cilave lufta ua mori bashkëshortët, të cilët u vranë nga forcat serbe.

Kishin pak vjet martesë kur lufta i la si nëna të reja e pa shokët e jetës.

Edhe tash mëngjeset i kanë të përbashkët në pastiçerinë që e udhëheqin.

Sfidat e jetës bënë që pastiçeria “Lumi” të bëhej një vend i ngushëllimit e largim nga e kaluara.

Mihrija pohon që periudha pas luftës ishte edhe më e vështirë. E krahu ku mbështetej ishte çdoherë Mehdija.

Të vegjlit thonë se i rritën në një shtëpi. E si të veja e me fëmijë jetimë, paragjykoheshin në secilin veprim të tyre.

Por, mbështetje gjetën te familja përfshirë këtu edhe në marrjen e timonit të biznesit familjar.  Sipas Mehdijes, më e talentuar në këtë fushë është Mihrija.
Kjo e fundit e kishte nisur biznesin me ëmbëlsira të thjeshta e tash pastiçeria “Lumi” është njëra nga më të preferuarat në Drenas e edhe më gjerë. Për ditëlindje, fejesë e martesë janë porositë e shumta që i marrin. Kurse lokali mbushet më tepër me njerëz në sezonin e verës.

Fat të njëjtë me motrat Elezi kanë pasur edhe shumë gra të këtij rajoni, andaj Mihrija e ka një mesazh.