Saturday, November 27, 2021

Man City ultimatum Barcelonës për Sterling

Raheem Sterling është futbollisti që Barcelona dëshiron të përforcojë frontin e sulmit në janar . Kufizimet ekonomike të klubit bëjnë që synimi të mbyllet një huazim, me opsion blerje në fund të vitit. 

Futbollisti do ta mirëpriste lëvizjen , siç është publikuar, pasi nuk është i padiskutueshëm për Guardiolën.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romano, në podkastin e tij ‘Here We Go’, shpjegon se Manchester City ka qenë mjaft i qartë me katalanasit, ose transferim ose asgjë.

Të Qytetarët nuk e vlerësojnë huazimin si një mundësi , një fakt që në masë të madhe e komplikon ndjeshëm operacionin.