Saturday, November 27, 2021

Skenderaj/ Dy të moshuar qesin fli me “saç” në mes të rrugës

Një burrë dhe një grua në moshë janë parë duke përagtitur fli me saç në Skenderaj.

Në një fotografi të publikuar në media nga vendi i ngjarjes shihet se të moshuarit po përgatisin fli te xhamia e qytetit në Skenderaj.

Veprimi i tyre ka habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kanë vazhduar punën pa u penguar fare.

Këtë veprim jo fort të zakonshëm duket se e ka impnuar moti i mirë që po mbretëron në këto ditë të fundit nëntori.