Saturday, November 27, 2021

Skenderaj/ Rrahje mes disa personave në Runik

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 15 në Runik të Skenderajt, shkruan rajoni.org.

Portali rajoni nga burimet ka mësuar se si pasojë e kësaj përleshjeje personat në fjalë kanë përfunduar në ndihmë mjekësore në QKMF në Skenderaj.

Kurse disa të tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Portali rajoni.org ka kontaktuar QKMF’në në Skenderaj dhe do t’ju sjellë detaje të reja rreth kësaj ngjarje./Rajoni.org/