Saturday, November 27, 2021

Haxhiu: Kosova e bleu 39 euro një vaksinë Pfizer, Prokuroria të nisë hetimet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për siç thotë ai, manipulime në kontratën për blerjen e vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer.

Haxhiu pretendon se Qeveria e Kosovës pagoi 39 euro për një vaksinë Pfizer dhe kjo sipas tij, ishte arsyeja që kjo kontratë për blerjen e vaksinave u klasifikua si “Top-secret”.

Deputeti i PDK-së akuzon Qeverinë Kurti se bleu vaksinën disafishë më shtrenjtë se vendet e rajonit, duke hedhur dyshime se ka pasur një mashtrim të madh, për çka edhe ftoi Prokurorinë që të fillojë hetimet për këtë kontratë.