Saturday, November 27, 2021

Kujdes, a e keni veturën me xhama të zi, Policia me pika kontrolli

Policia e Kosovës gjatë një pike kontrolli te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, po ndalon automjetet me xhama të zi.

Sipas raportimeve në media, këto kontrolle po i shpëtojnë vetëm automjetet që kanë nga fabrika xhama të tillë, ndërsa të gjithë ata që i kanë montuar më vonë duhet t’i largojnë.

Kujtojmë, se Policia e Kosovës gjatë javëve të fundit ka shtuar kontrollet për shkelësit në komunikacion.