Saturday, November 27, 2021

Puna e mirë e Jasharit shperblehet me grant për 236.020 mijë euro për mjedis të pastër

Sot, ne një ceremoni të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është bërë ndarja e çmimeve të Granitit të Performancës Komunale për Mjedis të Pastër, ku kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jasharit ka pranuar këtë çmim dhe vlera e tij është 236.020 mijë euro.

Ne ceremoninë e ndarjes së këtij granti, kanë marr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, Udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, kryetar të Komunave fituese të këtij granti dhe të pranishëm tjerë.

Kryetari Jashari, ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Skenderajt.

“Brenda mandatit tim qeverisës prioritet të veçantë i kam dhënë edhe mbrojtjes së mjedisit, përmes eliminimit të deponive ilegale gjithandej komunës, furnizimit të ekonomive familjare me kontejner dhe grumbullimit të rregullt të mbeturinave”, ka shkruar Jashari në facebook.

Skema e Grantit të Performancës Komunale-Mjedis i Pastër, ka shërbyer për të stimuluar konkurrencën e komunave, drejt përmirësimi të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, në nivel të vendit.

Postimi i plotë:

Edhe një shpërblim për angazhimin tonë maksimal për mjedisin
Sot edhe zyrtarisht nga Granti i Përformancës-Mjedisi i Pastër, financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, German Cooperation dhe GIZ-i gjerman u shpërblyem me 236.020 euro, të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në komunën tonë.
Brenda mandatit tim qeverisës prioritet të veçantë i kam dhënë edhe mbrojtjes së mjedisit, përmes eliminimit të deponive ilegale gjithandej komunës, furnizimit të ekonomive familjare me kontejner dhe grumbullimit të rregullt të mbeturinave.
Krahas kësaj kemi themeluar edhe ndermarrjen publike lokale e cila do të kujdeset për mjedisin e komunës sonë.
Faleminderit donatorëve të Grantit, zyrtarëve komunal për angazhimin dhe qytetarëve për bashkëpunimin!
Bashkë për mjedisin që na rrethon!