Friday, July 30, 2021

A do të mund të vazhdoj të jetë presidente Vjosa Osmani edhe pas zgjedhjeve të reja?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në RTV Dukagjini ka folur rreth asaj se a mund ta dekretoj Vjosa Osmani qeverinë e re.

Hasani tha se Osmani do ta ketë mandatin e saj prej 6 muajsh dhe se gjatë kësaj kohe mund ta dekretoj Qeverinë e re, transmeton Indeksonline.

Nëse Qeveria e re nuk zgjidhet gjatë mandatit të caktuar të Osmanit, atëherë fillimisht partitë politike duhet ta zgjedhin presidentin, pastaj të vazhdojnë me dekretimin e qeverisë.

“Presidentja Osmani mund ta dekretoj edhe qeverinë e ardhshme. Nëse në supozim zgjedhjet kryhen mirë dhe përfundojnë brenda 6 muajve, atëherë Osmani mund të vazhdoj me procedurat dhe çdo gjë është në rregull. Nëse Qeveria e re nuk zgjidhet  brenda 6 muajve, atëherë duhet të zgjidhet njëherë presidenti, pastaj të vazhdohet Qeveria”, u shprehë ai.