Lajme

A duhet të legalizohet marihuana në Kosovë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:53 / 10 February 2021

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për legalizimin e marihuanës në Kosovë.

Selimi ka thënë se një iniciativë e tillë duhet të përkrahet për shkaqe shëndetësore.

“Unë mendoj që ka fakte të mjaftueshme shkencore të cilat e kanë vërtetuar që përdorimi shëndetësor i marihuanës ka efekte pozitive, kemi shtete të zhvilluara që e kanë bërë legalizimin e përdorimit shëndetësor të marihuanës siç janë ShBA, por edhe Maqedonia. Për mua personalisht, unë mendoj që duhet të përkrahim një iniciativë të tillë për shkaqe shëndetësore, pra për pacientë, por edhe për shkaqe të krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së buxhetit”, ka deklaruar Selim Selimi

Së fundi, shteti fqinj Maqedonia ka bërë hapa në legalizimin e marihanës, përdorimi i së cilës në vendin tonë është i ndaluar me ligj.