6:15 / 24 February 2021
Klasifikimi institucional i buxhetit shpalos të dhëna të planifikimit apo realizimit të shpenzimeve të të gjitha organizatave buxhetore si ministritë, komunat, kuvendi, presidenca apo institucionet e pavarura veç e veç, shkruan rajoni.org
Sipas institutit gap buxheti i përgjithshëm i Komunës së Skenderajt për vitin 2021 është në shumë prej 14,207,588€.
Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2021 sipas kategorive ekonomike të shpenzimeve parashikohen të kenë këto ndarje buxhetore:
paga dhe meditje 8,132,002 €,
mallra dhe shërbime 1,561,786.45€,
shpenzime kapitale 3,031,560.91€,
rezerva 616,857€
dhe shpenzime komunale 230,380€.
