Sunday, July 25, 2021

A është seksi gjatë shtatzënisë i shëndetshëm apo i dëmshëm?

Të gjitha pyetjet tuaja rreth seksit gjatë shtatzënisë.

Seksi gjatë shtatzënisë është i dobishëm edhe për nënën edhe për foshnjën, shkruan “WhatToExpect”.

Seksi do iu ndihmoj që të flini më mirë, ulë presionin e gjakut dhe iu bënë më të lumtur, transmeton lajmi.net.

Është e kuptueshme nëse nuk ndjeheni rehat të bëni seks gjatë shtatzënisë sepse nuk jeni e sigurt se si do të ndikoj kjo tek foshnja juaj.

Por mos keni frikë, këtu kemi disa këshilla si të praktikoni seks të sigurtë për juve dhe foshnjën që ju mbani.

Seksi në shtatzëni është i sigurt, por pasi që disa mund të kenë një gjendje më të ndjeshme, është mirë të konsultoheni me gjinekologun paraprakisht.

Gjithashtu nëse keni një histori të abortit, është më mirë ta shmangni seksin.

Foshnja juaj nuk lëndohet nga seksi. Në fakt, foshnja do të ndikohet shumë mirë nga lirimi i hormoneve që do të keni ju pas orgazmës sepse do të nxis pozitivistet tek ju.

Seksi gjatë shtatzënisë ju ndihmon të humbisni kalori dhe të qëndroni të shëndetshme sepse aktivitetet fizike gjatë shtatzënisë mund të jenë paksa të vështira për ju.

Seksi do të qetësoj dhimbjet dhe ndjenjën e parehatisë. Orgazma rritë nivelin e oksitocinës, që është hormoni që rritë tolerancën ndaj dhimbjeve.

Përmirëson gjumin dhe disponimin tuaj.

Në rast se ju mbani më shumë se një foshnjë në bark, preferohet që të konsultoheni me doktorin para se të bëni seks.