Friday, July 30, 2021

A ia lëshoi ‘mjekrrën’ VV-ja Valdrin Ahmetit?

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Në mesin e 110 kandidatëve, pati shumë emra të rinjë.

Por, ajo që ngjalli kurreshtjen, ishte mungesa në listë e aktivistit  Valdrin Ahmeti.

Për Ahmetin, në opinionin publik në momentin e publikimit të listës u tha që nuk e kandidoi partia.

Por e vërteta del të jetë krejt ndryshe.

Ahmeti, në një prononcim për Syri.net Kosova, deklaron se ai vetë nuk ka kandiduar brenda VV-së, që të jetë kandidat për deputet.

Për 14 vjet angazhim në VV nuk jam angazhar për ndonjë pozitë. Herën e kaluar vetë kam kandiduar edhe kam arritë me u zgjedhe si kandidat, nuk më ka kandidu askush as ateherë e asnjëherë për 14 vjet. Kësaj here vetë skam kandidu, deklaron Ahmeti.