Saturday, January 22, 2022

A po paralajmërohet pajtimi i Drenicës?

Shkurja me “nore “ e Ramiz Lladrovcit të Samil Lushtaku, pastaj vizita e sotme e Halil Kastratit të kryetarit i komunës Fadil Nura i shoqerura nga djali Samis, Mergimi, janë zhvillimet e fundit që kanë zgjuar kureshtjen e opinionit të këtushëm meqenëse këto vizita vijnë pas raporteve të acaruara mes Lushtakut dhe Lladrovicit; ky i funidt përkrahës i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

EDITORIAL: Rajoni.org

Akuzat e LLadrovcit kunder Lushtakut se po përzihet edhe në zgjedhjet e Drenasit duke përkrah kundër kandidatin e tij – Driton Ajazin, kishin ftohur shumë raportet mes tyrë dhe se kjo është pasqyruar në shumë raste edhe në pershendetjet e tyre mes vete siç ishte rasti në varrimin e nënës se Kadri Veselit.

Mirëpo duke pasur parasysh fuqin e këtyrë dy aktëreve në Drenicë si bastion kryesor i votave për PDK-në; ka lëvizur parin e kësaj partije në mënyrë që të ndërmerret diqka në këtë drejtim dhe gjërat të afrohen dhe jo të shkojnë drejt largimit.

Pra, PDK nuk e ka luksin që në këtë situatë ndarja ti pret zgjedhjet e mundshme nacionale kur dihet mirëfilli se Drenica është temel i PDK-së dhe pa vota maksimale në Drenicë ky subjekt politik vështirë se do të shenoj rezultat në nivel nacional.

Analistet politik në këtë drejtim e shohin edhe angazhimin dhe prezencn e Vlora Citakut dhe Abelard Tahirit në shoqërimin e vizitës së Lladrovcit të Sami Lushkatu për të cilët mendohet se misioni i tyrë ka qenë misioni i pajtimit mes dy taborëve ose thënë ndryshe Lladrovcin të Lushtaku e kanë sjellur me “Nore” Abelardi dhe Vlora për ti pajtuar se pari këta dy e me pas edhe përkrahësit e kësaj dyshë.

Përderisa në Komunë te Drenasit ka shenja që tregojnë që gjerat mund të kenë filluar të ç’tensionohen në atë të Skenderajt akoma nuk ka as indikacione përveç nëse mund të shihët vizita e sotme e Halil Kastratit me Mergim Lushtakun të Fadil Nura, kur dihet që ky i fundit ka raporte të shkëlqyeshëm me Bekim Jasharin.