Saturday, July 24, 2021

Anëtari i LVV-së: A veç 32 milionë pasuri i paska Samia a?!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, javën e shkuar i ishte drejtuar përmes një teksti në Facebook ish kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku, ku e akuzoi për pasuri.

Jashari ka thënë se i keq është ai që me paratë e popullit pasurohet në luftë dhe pas saj.

“Unë jam krenar që jam i djali i Hamzës dhe i takoj familjes Jashari, por nuk dua asnjë përfitim as falje në emër të kësaj. Unë as djali im ashtu si mijëra familje të dëshmorëve nuk kemi pasuri 32 milion të zhvatura, por kemi nder dhe krenari! Samiu e ka pasur rastin për të dëshmuar respektin ndaj familjes Jashari dhe familjet e dëshmorëve, duke punuar me duar të pastërta, duke bërë punë të mira për qytetarët e komunës sonë. Ai në vend të kësaj bëri udhëheqje totalitare, duke luftuar lirinë e shprehjes, opozitarizmin, mediat dhe mendimin kritik”, ka shkruar Jashari.

“Ka ardhur koha e së vërtetës së shenjtë, e mendimit të lirë por të bazuar në fakte dhe argumente, e së vërtetës që do të them e do ta mbrojë tërë jetën time. Unë dhe asnjë anëtarë i familjes Jashari që është i gjallë nuk kemi kërkuar as privilegj as mëshirë nga askush lerë më nga abuzuesit e zhvatësit e shtetit. Kemi pasur pasuri edhe para luftës, kemi edhe sot, paraja kurrë nuk ka qenë objektivi ynë. Liria, shteti dhe bashkimi kombëtar ishte dhe është ideali ynë i përjetshëm. Krejt çka kemi është e krijuar e ndërtuar me punën dhe djersen tonë”.

E për këtë pasuri që u akuzua Lushtaku nga Jashari ka reaguar edhe ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali.

Ai paksa me ironi pyet se a veç 32 milionë euro ka pasuri Sami Lushtaku?

Tali thotë se që 20 vjet është mbyt tu punua dhe i paska kursye veç 32 milionë.

“A veç 32 milionë pasuni i paska Samia a?!

Pak bre.

Qe 20 vjet u myt njeri t’u punu e veç 32 milionë euro i paska kursy?!

Zahere punëtorët i ka pagu shumë, si n’Zvicër.

Qato se aq shumë që ka punu Samia k’to 20 vjet u fundit u dashtë pasunin me pas qaty ka 100 milionshi”, shkruan Tali në Facebook.