7:51 / 14 March 2021
Kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku është uruar për zgjedhjen në këtë pozitë nga bashkëpartiaku Arban Abrashi, shkruan Syri.net Kosova.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se LDK do të rikthehet fuqishëm.
“Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ’, shkroi Abrashi në Facebook.
Abrashi ka falënderuar ish-kryetarin Isa Mustafa.