Fun

Afrikë e Jugut, panik pas ikjes të mbi 150 krokodilëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:59 / 10 March 2021

Të paktën 52 krokodilë janë kapur, sipas një zyrtari.

Më shumë se 150 krokodilë kanë ikur pas telave të një kampi të kujdesit në provincën lindore Mpumalanga të Afrikës Jugore, duke shkaktuar panik në rajon, njoftoi një zyrtar lokal.

Aprill Lukhele, një zyrtar në Agjencinë e Turizmit dhe Parqeve të Mpumalanga (MTPA), deklaroi për transmetuesin shtetëror SABC se rreth 160 zvarranikë ishin arratisur nga një kamp i një projekti të mbarështimit privat, kurse 52 prej tyre janë kapur përsëri.

Krokodilët raportohet të kenë ikur gjatë reshjeve të vazhdueshme të kohëve të fundit që shkaktuan shembjes së rrethores së tyre.

Lukhele paralajmëroi banorët të mos shkojnë afër lumit Sand, i cili është afër kampit, ose digave në fshatrat përreth, pasi dihet që krokodilët dalin nga ujërat që lëvizin shpejt dhe vendosen jashtë duke i bërë ato të rrezikshëm si për njerëzit ashtu edhe për bagëtinë.

Megjithatë, banorët e shqetësuar u kanë kërkuar autoriteteve të kapin krokodilët e tjerë para se të sulmojnë njerëzit.

Banorët thonë se shumica e fëmijëve lahen në lumin Sand që të freskohen nga nxehtësia, ndërsa njerëzit e tjerë kryejnë rituale në lumë.