1:56 / 11 Janar 2021
Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar për Indeksonline se do të jetë kandidat, pavarësisht mëdyshjeve që kishte.
“Po, do të jem pjesë e listës” ka thënë Veliu për Indeksonline.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar edhe emrat e tjerë nga LDK e Podujevës që do jenë kandidatë për deputetë.
Përpos Veliut, në listë janë edhe Visar Hoti, Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu, Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla.