Tuesday, August 3, 2021

Aguero nuk do jetë titullar ndaj Unitedit, e konfirmon Guardiola

Guardiola konfirmon se Aguero nuk do jetë titullar ndaj Unitedit.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero nuk është i gatshëm për derbin ndaj rivalit lokal, United.

City udhëton në “Old Trafford” për t’u përballur me Unitedin, por Guardiola ka konfirmuar se argjentinasi nuk do jetë i gatshëm të jetë nga minuta e parë.

“Ka pasur minuta, gjëja e rëndësishme është si ka reaguar. Ishte i gatshëm të bënte katër ose pesë stërvitje dhe gjuri i tij dukej shumë mirë”.

“Ai nuk do nis në Old Trafford. Ishte i lënduar për katër ose pesë muaj”, deklaroi ai.

Pritet që nga minuta e parë në vendin e Agueros të jetë sulmuesi Ferran Torres që është në formë tejet të mirë.