Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    AKM-së i përgjysmohet buxheti, projektet mbesin papërfunduar

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    📷 Sefer Aliqkaj
    -Advertisenent -

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka shqyrtuar planin e performancës për vitin 2021 nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

    Bislim Zogaj drejtor i Agjencisë, tha se kanë përgjysmim të buxhetit, gjë që u ka penguar në realizimin e projekteve

    “Ky raportim dallon prej tjerëve. Ajo çka ndryshon është plani sa i përket planifikimi i projekteve memoriale. Për realizimin e projekteve që i kemi paraparë buxheti i ndarë nga Ministria e Financave nuk i përmbush kërkesat”.

    -Advertisenent-

    “Kemi përgjysmimin të buxhetit. Disa projekte për shkak të mungesës së buxhetit i kemi nisur vonë, ato kanë mbetur pa u përfunduar”.

    Liburn Aliu, kryesues i Komisionit ka pyetur për memorialin Ibrahim Rugova dhe varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

    -Advertisenent-

    “Para se të themelohet agjencia Ministria e Ambientit ka pasur një projekt por që nuk është realizuar dhe mendoj që është fatbardhësi sepse s’ka qenë reprezentativ. Unë kam menduar që është mirë të bëhet një projekt i ndarë dhe i dinjitetshëm”.

    “Sa parashihet buxhet për projektet tuaja gjatë vitit 2021”, ka pyetur Aliu.

    “Vetëm projektit në Koshare i duhen edhe 2 milionë e në përgjithësi me 5 milionë e gjysmë ja dalim”, është përgjigjur Zogaj.

    Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka pyetur nëse kanë marrë shkresë kthyese nga Qeveria e Kosovës për kërkesat që ka pasur Agjencia.

    Kurse Zogaj ka mohuar të kenë pranuar, raporton EO.

    “Nevoja ime më së e domosdoshme është shpronësimi i pronave dhe mundësia e pranimit të disa punëtorëve sepse e kemi vetëm një arkitekt dhe ndërtimtar”.

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Në Skënderaj po hapet për herë të parë një zyre ndryshe, ja çfarë shërbimesh po ofron

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    Policia zbret në një familje në Skënderaj, arrestohet nëna 25-vjeçare

    Tragjike: Gjendet i varur me konop një 35-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

    Gjest i madh nga Fadil Nura: E viziton në spital qytetarin që iu prek shëndeti nga vërshimet

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.