Thursday, January 20, 2022

Aksidenti fatal ku vdiqën dy gra, mjeku kujdestar jep detaje për rastin

Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korroticë të Poshtme të Drenasit, ku si pasojë të vdekura kanë mbetur dy gra.

Nga ky aksident u lënduan edhe katër persona të tjerë që morën trajtim mjekësor teksa rreth rastit për Klan Kosova ka folur mjeku i Qendrës Mjekësisë Familjare në Komoran, Feriz Bytyqi.

“Është e vërtetë se një person ka ardhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran pasdite dhe ka ardhur pa shenja jete. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse e njëjta kishte ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Mjeku mes tjerash bëri të ditur se nga ky aksident për trajtim mjekësorë kanë qenë edhe katër të lënduar por që të njëjtit janë përcjell për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.